Nisma: Nëse Kurti nuk e shkarkon Gërvallën, vërtetohet politika anti-UÇK e Qeverisë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate e Kosovë përmes një komunikate për medie ka jap qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nisma ka thënë se nëse kryeministri Kurti nuk e shkarkon ministren Gërvalla, vërtetohet politika anti-UÇK kësaj qeverie.

Komunikata e plotë:

Qëndrimet personale të çdo individi hyjnë në kuadër të të drejtave të njeriut për të shprehur lirshëm mendimin e vet.

Mirëpo, kur një person që vazhdimisht ka vjellë vrerë kundër luftës çlirimtare dhe bartësve të kësaj lufte merr funksion shtetëror për të përfaqësuar Kosovën në marrëdhënie me jashtë, gjërat ndryshojnë!

Ky person paraprakisht do të duhej të merrte angazhimin publik që qëndrimet e veta t’i mbyllte në sirtarin e vet privat.

Fatkeqësisht ndodhi e kundërta: Qëndrimet e saja personale i ka shndërruar në politika qeveritare. Prandaj kërkojmë shkarkimin e saj nga funksioni i ministres së Punëve të Jashtme.

Nëse Qeveria Kurti nuk e shkarkon Donika Gërvalla Shwarz nga funksioni i ministres së Jashtme të Kosovës, atëherë bëhet e qartë se politika anti-UÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme