Nisma: Nuk kemi pasur ftesë nga presidentja Osmani, s’ka arsye të shtyhen zgjedhjet

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate ka thënë se nuk kanë pasur ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale.

Sipas tyre nuk ka asnjë arsye për shtyrje të zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Presidentja e vendit, ka ftuar sot krerët e partive politike për të diskutuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në këtë takim, ajo ka ftuar edhe “Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim.

Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve.

NISMA është që të shkurtohet ose anulohet në tërësi fushata klasike, dhe të organizohet në forma tjera, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

LEXO EDHE:

Të ngjashme