Nisma pa 12 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme nuk ia ka pranuar ankesën Nismes Socialdemokrate për certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Në vendim thuhet se “ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”.

Nisma do duhet të garojë në këto zgjedhje por pa: Vesel Krasniqin, Besnik Berishën, Filloreta Bytyçin, Valentina Alijajn, Xhafer Berishen, Aziz Thaçin, Musa Fetahajn, Hasime Dakajn, Fatmir Gërdellajn, Vehbi Avdullahajn, Endrit Shalën dhe Ardian Nokaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme