NISMA i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 19:28 | Nga

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Zafir Berisha nga radhët e Nismës, ka folur rreth ftesës së Albin Kurtit, që deputetet e PAN-it t’i bashkohen kësaj partie dhe ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Berisha tregoi se a duhet Vetëvendosja të bëjë ftesa të tilla.

“Vetëvendosja është subjekti i dytë politik në këto zgjedhje sipas rezultateve, dhe rrjedhimisht e logjikisht sipas sovranit, votës së qytetarit është subjekti i parë ai që bën thirrje ta formojë qeverinë, dhe nëse nuk mundet i pari, i vjen rendi Vetëvendosjes”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

“Është mirë që Albin Kurti të jetë zëvendës kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, dhe t’i ketë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ndonjë Ministri tjetër, e cila përputhet me qëndrimet e tyre të proklamuara deri tash” , tha ai.

Gjatë ditës së sotme Vetëvendosja ka mbajtur një konferencë për media, ku iu ka bërë ftesë deputetëve të PAN-it, që t’i bashkohen kësaj partie dhe së bashku ta formojnë Qeverinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme