Nisma po forcohet në Gjilan, themelon nëndegë në “Dheun e Bardhë”

Gjilan | 03 Qer 2018 | 18:11 | Nga

Nisma Socialdemokrate, Dega në Gjilan, është duke e vazhduar procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj. Të dielën kjo parti ka themeluar edhe një nëndegë në lagjen “Dheu i Bardhë 2”, kryetare e së cilës është zgjedhur Mimoza Ramadani.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i NISMA në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Hasani nëpërmjet këtij postimi ka thënë se NISMA Socialdemokrate po e zhvillon me shumë sukses procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj.

“Në këtë kuadër javëve të kaluara në degën e NISMA Socialdemokrate në Gjilan kemi themeluar dhjetëra nëndegë, qindra të rinj e të reja me vullnet dhe energji të pashoqe tashmë janë bërë pjesë e familjes sonë të madhe socialdemokrate. Këtë të diel e themeluam edhe një nëndegë të re, në “Dheu i Bardhë 2”. Në praninë e dhjetëra anëtarëve të rinj, zgjodhëm kryetaren dhe kryesinë e nëndegës. Kryetare e kësaj nëndege u zgjodh Mimoza Ramadani.”, ka thënë ministri Hasani.

Sipas tij, e rëndësishme është që NISMA, nga të gjithë po shihet se parti e shpresës për krijimin e një mirëqenie për të gjithë.

Hasani ka vlerësuar se forcimi dhe konsolidimi i radhëve të tyre është edhe si rezultat i punës se asamblistëve të Nismës në qeveritë komunale, por edhe puna e suksesshme në nivelin qendror.

Të ngjashme