Nisma: Policia dhe Prokuroria po bëhen instrument i PDK-së

Drenas | 04 Dhj 2016 | 17:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të kësaj partie, sipas tyre, në mënyrë të padrejtë.

Shyqyri Bytyqi, nga Nisma për Kosovën, tha para gazetarëve se Policia dhe Prokuroria po bëhen “instrument i PDK-së”.

“Kanë filluar arrestimet e disa aktivistëve tanë. Kemi një arrestim të një vëzhguesi dhe të një komisioneri tonë. Kjo është pengesë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve këtu në Drenas”.

“Po ashtu është arrestuar edhe zëdhënësi i Nismës për Kosovën. Ai është zëdhënës i partisë dhe normalisht ka lëshuar komunikata në emër të partisë, kështu që kjo nuk asnjëlloj kuptimi që Prokuroria të arrestojë zëdhënësin, sepse i bie që duhet të arrestojë gjithë partinë”, u shpreh Bytyqi.

Ai tutje shtoi se këto arrestime po bëhen siç thotë ai që mos të deklarohen pa rregullsitë nëpër terren.

“Vëshguesit tanë në Negrovc ka denoncuar deputeten nga radhët e PDK-së, Sala Berisha-Shalën, e cila ka qenë dy herë në këtë pikë votimi e cila ka qenë pengesë në mbarëvajtjen e procesit dhe pas denoncimit nga ana e tij, ai menjëherë është arrestuar”, u shpreh ai.

Nisma për Kosovën u bënë thirrje që policia e Kosovës të mos bëhet dorë e zgjatur e pushtetit dhe ta lënë procesin të zhvillohet qetë dhe qytetari të votojë.

Të ngjashme