Nisma porosit komisionerët e saj të “mos bien pre e propagandës”

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 19:48 | Nga

Nisma për Kosovën, nëpërmes një komunikate shtyp pas mbylljes së vendvotimeve në Drenas, iu ka kërkuar vëzhguesve dhe komisionerëve të saj “të mos bien pre e asnjë propagande sepse fitues i zgjedhjeve është Isa Xhemajlaj”.

Dega e Nismës ka reaguar pas disa raportimeve që e nxjerrin fitues kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci, “ende pa filluar procesi i numërimit të votave”.

“Dega e Nismës për Kosovën u bën thirrje gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve tanë të jenë të kujdesshëm në procesin e numërimit të votave dhe mos të bien pre e asnjë dezinformate që nxjerr PDK-ja, sepse në bazë të informacioneve nga njerëzit tanë në teren, fitues i zgjedhjeve të sotme është kandidati ynë Isa Xhemajlaj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme