Nisma propozon Fatmir Limajn për president

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Leotrim Berisha, ka deklaruar se kreu i kësaj partie është ideal për postin e presidentit të shtetit.

Shefi i zyrës për media në Nismë ka shkruar në Facebook se do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga afatet kushtetuese.

“Poashtu do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale. Megjithatë më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi. Por, kush do të ishte ideal për president? FATMIR LIMAJ”, ka shkruar ai.

“Fatmir Limaj në vitin 2014 ishte ideator i formimit të LAN-it (më pas VLAN) si nevojë e domosdoshme për ndryshim të pushtetit në vend aso kohe. Ai qëndroi besnik këtij projekti deri në fund dhe nuk u tundua, përkundër së kishte ofertë nga PDK për të ndarë përgjysmë pushtetin. Fatmir Limaj në opozitë ishte mirëmbajtësi kryesor i opozitës së bashkuar në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për asociacion dhe demarkacion. Në kohën e qeverisjes së PDK-AAK-NISMA (2017-2019) sërish ai ishte balancuesi dhe ai që investoi më së shumti në ruajtjen e këtij partneriteti, ndonëse i sfiduar nga përplasje të mëdha mes presidentit dhe kryeministrit”, tha ai.

“Angazhimi i tij permanent në cilësinë e zv/kryeministrit dhe të bashkëkryesuesit për dialog ishte bashkimi i spektrit politik në temat nacionale për vendin.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe plot gazetarë dhe anëtarë nga shoqëria civile të cilët e vlerësojnë sjelljen e Limajt në politikë si adekuate për postin e presidentit.

Sidoqoftë i mbetet spektrit politik në vend dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për presidentin, i cili angazhimin më të madh do të duhej ta kishte në krijimin e konsensusit sa më të gjerë për temat që na presin muajve dhe viteve në vazhdim”, ka shtuar ai.

Do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga…

Gepostet von Leotrim F Berisha am Montag, 24. August 2020

Të ngjashme