Nisma: Protesta e VV-së presion mbi gjyqtarët e Kushtetueses

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Partia Nisma Socialdemokrate ka thënë se është e pa precedent për shoqëritë demokratike organizimi i protestave nga partia që udhëheq me Qeverinë.

Sipas këtij subjekti politik, kjo protestë përbën presion të drejtpërdrejt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

“Është e pa precedent për shoqëritë demokratike organizimi i protestave nga partia që udhëheq me qeverinë. Madje nga partia e cila që nga rrëzimi i saj në Kuvend vetëm pas 50 ditësh, udhëheq e vetme me qeverinë”.

“Për më tepër, nxjerrja e njerëzve në sheshe në kohën kur Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Akt Gjykimin për çështjen e dekretit të presidentit, përmes të cilit ka mandatuar kandidatin e LDK-së Avdullah Hoti kandidat për kryeministër, përbën presion të drejtpërdrejt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

“Gjithashtu, për shkak të mos mbajtjes së distancës së domosdoshme nga organizatorët, tubimi i sotëm ka rrezikuar përhapjen e mëtejmë të Covid-19 dhe rrjedhimisht edhe ka shkaktuar rrezikim të jetës së qytetarëve të Kosovës”.

Është e pa precedent për shoqërite demokratike organizimi i protestave nga partia që udhëheq me qeverinë. Madje nga…

Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Donnerstag, 28. Mai 2020


Të ngjashme