Nisma: Qeveritarët po i frikësojnë qytetarët e Drenasit

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 15:19 | Nga

Nisma për Kosovën, nëpërmes një komunikate për medie, ka kritikuar qeveritarët e deputetët, se “si hiena janë lëshuar në qytetin e Drenasit dhe fshatrat e tij, për t’i frikësuar qytetarët me fuqinë e pushtetit”.

“Në Drenas janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar Komune. Qeveritarë e deputetë si hiena janë lëshuar në qytetin e Drenasit dhe fshatrat e tij, për t’i frikësuar qytetarët me fuqinë e pushtetit të fituar nga Gjykata Kushtetuese e veprimet e tjera antikushtetuese e antiligjore”.

“Ata e kanë harruar një gjë, kanë harruar vendosmërinë e qytetarëve të Drenasit për ta ndryshuar qeverisjen. Ata janë duke Ju thënë mjaftë ma me mashtrime! Ju Drenasit ua keni kthyer shpinën! Ju Drenasin e keni lënë pa asnjë lloj infrastrukture të mirëqenë!”, thekson Nisma.

“Ju Drenasin e konsideroni vetëm si kazan për votat tuaja, për pushtetin tuaj, për punësimin e familjarëve tuaj! Boll më me mashtrime! Mjaftë më me korrupsion! Mjaftë më me tjetërsimin e pronës komunale!”

“Ju që keni qeverisur në Drenas që 16 vite, pse nuk ju tregoni qytetarëve kur bisedoni për punët e mira, për projektet, për investimet që keni bërë atje! Ju duhet t’ju tregoni qytetarëve të Drenasit, arsyeje pse e lat atë komunën më të varfër? Qytetarëve te Drenasit, premtime duhet t’u bëjnë partitë opozitare. Premtimet e juaja janë mashtrim, mashtrim që ka irrituar shumicën e njerëzve atje”.

Më tutje, Nisma vlerëson se qytetarët e Drenasit kanë vendosur që të votojnë njeriun e tyre, njeriun që ka ndarë e do të ndaj hallet me ata, në Komunë e në qytet. “Ai, Drenasin nuk e ka trampolinë për kërcime akrobatike, siç e bëjnë deputetët e qeveritarët, që Drenasin e kujtojnë vetëm e vetëm atëherë kur ju duhen votat! A nuk po e kuptoni se ata po ju thonë një JO të Madhe”.

“PO-në e Madhe kësaj radhe, qytetarët e Drenasit e kanë rezervuar për Isa Xhemajlajn! Këtë vullnet e shohim kudo që shkojmë”, përfundon komunikata e Nismës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme