Nisma Socialdemokrate ia merr një kryetar PDK-së

Gjilan | 14 Mar 2018 | 20:06 | Nga

Kryetari i nëndegës së PDK-së në Zhegër të Gjilanit, Ruhan Kurteshi, ka aderuar në Nismë Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh kryetar i Nismës në Gjilan në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Kryetari i njërës prej nëndegëve më të mëdha të PDK-së, asaj të Zhegrës, Ruhan Kurteshi ka kaluar në NISMA Socialdemokrate.

“Kurteshi dhe shumë të tjerë do t’i bashkohen programit të partisë sonë. Ne i urojmë mirëseardhje në shtëpinë e re z.Kurteshi. Aderimet e shumta në NISMA janë një lajm i jashtëzakonshëm dhe tregojnë se jemi në rrugë të mbarë”, ka shkruar Hasani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme