Nisma Socialdemokrate: Palët duhet ta pranojnë vendimin e Kushtetueses

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Për NISMËN Socialdemokrate, vendimi për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e mandatit kandidatit të LDK-së,  Avdullah Hoti, për të formuar qeverinë e re në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për datë 02 maj 2020, është brenda kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tillë detyron palët ta pranojnë.

“Në mënyrë që në këtë rast Gjykata të mund punojë pa presion, palët duhet të përmbahen, kështu gjyqtarët e Gjykatës të munden të punojnë më tej pa presion nga palët. NISMA Socialdemokrate konsideron që duhet vazhduar tradita e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pa marrë parasysh nëse ato na pëlqejnë ose jo”, është thënë në njoftim.

Të ngjashme