NISMA: Thaçi po e ndihmon Lladrovcin; PDK: Ai ka të drejtë të bëjë vizita

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 08:07 | Nga

Këtë të hënë zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore për balotazhin për kryetar të komunës në Drenas.

Aty do të garojnë Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajlaj nga NISMA.

Qëndrim Krasniqi nga NISMA ka thënë se fushata ka filluar mirë, por kanë ankesa si degë drejt presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ai është parë në disa oda dhe restorante, ku ka mbajtur takime me aktivistë të PDK”, ka thënë Krasniqi.

“Janë parë edhe fotografi me arsimtarë e administratorë. Presidenti do të duhet të jetë i paanshëm”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se përsëri takimet me qytetarë po i mbajnë nëpër oda.

“Po mbajmë takime nëpër oda, po takohemi me qytetarë të cilët në të kaluarën nuk kemi pas kontakt me ta. Kemi kërkesa të mëdha për takime dhe besojmë që deri në fund të fushatës t’i takojmë të gjithë”.

“PDK këto ditë po merret me investime prej 70 miliona. Por kjo është e pamundur të ndodhë, pasi nuk kanë ndodhur për 17 vite dhe nuk do të ndodhin as tash”, ka thënë Krasniqi.

Kurse Rafet Morina nga dega e PDK-së në Drenas, ka thënë se Hashim Thaçi është president i Republikës Kosovës dhe nuk kanë kurrfarë ndihme prej tij.

“Ai nuk e ka të ndaluar të vizitojë familjet që i kanë hapur derën gattë luftës”.

“Nuk jemi marrë me fushatën e Nisma, ne jemi të konsoliduar dhe po merremi me fushatën tonë”, ka shtuar Morina.

“PDK është e konsoliduar më shumë se herëve të tjera dhe besojmë në një fitore bindës e me 18 dhjetor”.

Ai më tej ka thënë se nuk i kanë penguar koalicionet që ka arritur kandidati i Nisma, Isa Xhemajlaj.

“Neve nuk na ka prishin punë asgjë koalicionet e Isa Xhejmajlajt. Ne kemi bërë koalicion vetëm me qytetarin”, ka përfunduar ai. (KlanKosova)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme