Nisma: Thaçi po vazhdon të jetë në shërbim të PDK-së

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 13:26 | Nga

Ftesa për “Darkë me Presidentin” që u është bërë punëtorëve të arsimit në Drenas nga presidenti Hashim Thaçi, është ndërhyrje e rëndë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Drenasit. Kështu vlerëson Nisma për Kosovën, e cila ka akuzuar presidentin Thaci, për presion ndah punëtorëve arsimor.

“Ftesa e Hashim Thaçit drejtuar punëtorëve të arsimit në Drenas përbën shkelje të rëndë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 83 të saj në të cilin thuhet qartë se Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. Organizimi i një darke të tillë është ushtrim i drejtë për drejtë i presionit mbi punëtorët e arsimit për interesa partiake, përkatësisht për interesa të PDK-së, nga e cila shihet qartë se ai ende nuk është shkëputur”, thuhet në komunikatën e Nisma-s.

Me këto veprime sipas kësaj aprtie , Presidenti i Kosovës përveç që vazhdon politikën e tij të manipulimit e të mashtrimit, ai po vazhdon funksionin e presidentit të vendit ta vë në shërbim të një partie politike pra të PDK-së.

Andaj, i kanë  bërë thirrje Hashim Thaçit që menjëherë të heqë dorë nga këto ndërhyrje të drejtpërdrejta në procesin zgjedhor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme