Nisma thotë se në Malishevë vuloset fitorja e saj

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot tubim elektoral në Malishevës. Endrit Shala, ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë dhe anëtar i Kryesisë së Nismës, ka thënë se Malisheva është vula e fitores së Nismës Socialdemokrate.

“Sonte në këtë vend me njerëz kaq të mirë, nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit”, ka shkruar Shala, në faqen e tij në Facebook.

“Këta të rinj e të reja, na dhanë plot emocion, gjallëri e mbi të gjitha besimin për fitore”.

“Pikërisht për ditë të tilla, ne do punojmë dhe do angazhohemi që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit”.

“Kandidatët tanë për deputetë, jo vetëm nga Malisheva por nga e gjitha Kosova e meritojnë besimin e qytetarëve, dhe qytetarët meritojnë deputetët e NISMA-së, që do jenë mbështetja e tyre”, ka theksuar Shala.

Image may contain: one or more people and crowd
Image may contain: one or more people and people standing

Të ngjashme