NISMA tregon se kur do të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave

Prishtinë | 30 Kor 2017 | 14:30 | Nga

Kanë mbetur më pak se 3 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë të cilat presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka caktuar që të mbahen me 22 tetor. Lidhur me këtë përfaqësues të NISMA-s kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim që të dalin sa më shumë fitues nëpër komunat e vendit.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, anëtarja e Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami ka konfirmuar edhe njëherë se Nisma për Kosovën do të jetë pjesë e kuvendit edhe në legjislaturën e Vl.

Sipas saj, e gjithë kjo ka ardhur fal punës dhe angazhimit të gjithë strukturave të tyre dhe besimit të qytetarëve që ua japën me 11 qershor.

Ajo më tej ka thënë se ende nuk janë të përcaktuar zyrtarisht se cilët janë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave. Mirëpo të njëjtit shumë shpejt pritet të bëhen public.

“Nuk e kemi ndalur aktivitetin tonë, çdo dite jemi në takime me degët, nëndegët tona me qëllim të vetëm që edhe në zgjedhjet lokale të dalim me rezultatet  sa më të mira nëpër të gjitha komunat.  Vendimi i kryesisë së Nismës për Kosovën është që secila degë të dal me kandidatë për kryetarë se bashku me listën e kandidatëve për asamble komunale. Ndërsa, sa i përket çështjes së emrave shumë shpejtë të gjitha degët do t’i sjellin emrat e kandidatëve për asamble por edhe të kandidatëve për kryetar”, ka thënë Dushica- Bajrami.

Më tutje ajo ka informuar qytetarët se me qeverisjen e NISMA-s në nivel lokal, do ta kenë mundësi ta shohin përmisimin e vendit. Ajo ka treguar shembullin siç është komuna e Malishevës.

“Jemi duke punuar pa ndalur me qëllimin e vetëm që qytetarëve tanë anë e kënd Kosovës t’i ofrojmë një qeverisje ndryshe nga ato që i kishim,  sepse këtë tash më e kemi dëshmuar se qeverisja e Nismës në nivel lokal dallon nga të tjerat për këtë e keni shembullin e komunës së Malishevës”, ka thënë më tej ajo. (Indeksonline)

Të ngjashme