Nismës në Gjilan i bashkohen dhjetëra gra

Gjilan | 17 Mar 2018 | 18:49 | Nga

Rreth 30 gra sot i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate në Gjilan.

Kryetari i Degës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Nisma po rritet gjithandej nëpër Kosovë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë edhe aderimet e shumta që po ndodhin çdo ditë në këtë parti.

“Sot i urojmë mirëseardhje në NISMA në Gjilan, dhjetëra grave të cilat nga sot aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë në partinë tonë. Të gjithë në NISMA kanë të drejtë të japin mendimet dhe idetë e tyre. Ne po rritemi çdo ditë, sepse e kemi mbajtur fjalën!”, ka thënë Hasani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme