Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, i bashkohet Agron Lleshi

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Nismës Socialdemokrate në Gjakovë sot i është bashkuar Agron Lleshi, një njëri i respektuar në shoqërinë tonë.

Lleshin e ka mirëpritur në zyrat e partisë në Gjakovë, kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në këtë qytet Fazli Hoxha.

“Njerëz si Agroni i duhen subjektit tonë politik në proceset që e presin vendin. Programi i Nismës Socialdemokrate po vazhdon të marrë përkrahje nga qytetarët e Gjakovës dhe mbarë Kosovës”, ka thënë Hoxha pas aderimit të Agron Lleshit në Nisma Socialdemokrate në Gjakovë.

Hoxha ka thënë se Nisma në Gjakovë çdo ditë po forcohet me kuadro të ndryshëm, dhe sipas tij, meritë për këtë kanë edhe strukturat në përgjithësi të Nismës në Gjakovë të cilat po ofrojnë frymë bashkëpunimi në zhvillimin e partisë.

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka theksuar se më 6 tetor Nisma shkon drejt fitores së radhës me kryeministër Fatmir Limaj.

Të ngjashme