Nitaj: AAK-ja e di që nuk do të dalë e para në zgjedhje, prandaj synojmë Presidencën

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Muharrem Nitaj i AAK-së ka treguar se pse në zgjedhjet e 14 shkurtit ata po kërkojnë postin e presidentit për kreun e partisë.

Nitaj thotë se e kanë kuptuar se s’mund të fitojnë postin e të parit të ekzekutivit.

“Ne e kishim pasur fare të lehtë që të kishim një kandidat për kryeministër por e kemi kuptuar dhe nuk e kemi fare problem të themi se ne e dimë që nuk do të jemi të parët në këto zgjedhje dhe e dijmë që e drejta për krijimin e qeverisë nuk do të na takojë neve dhe në këtë rast kur gjithçka varet nga presidenti…dhe ne besojmë se aktualisht kandidatura e Haradinajt është më e mira e mundshme”, tha Nitaj në Pressing.

“Ky është momenti më i përshtatshëm dhe më i duhuri që ai të jetë në zyrën e presidencës dhe të jetë president i vendit’, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme