Nitaj: E rrezikshme përçarja mes qytetarëve, nuk ka “popull të Vetëvendosjes” dhe të tjerët

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka tërhequr vërejtjen se përçarjet e mëdha që po bëhen mes qytetarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të rrezikshme.

Ai ka thënë se nuk duhet të ketë “popull të Vetëvendosjes” dhe popull të partive të tjera, ndërkohë që ka shtuar se kjo qasje më së paku është përçmim ndaj pjesës tjetër të qytetarëve, që sipas tij, janë shumicë.

“Ndarja e popullit ne ” Populli i VV-se dhe te tjeret” eshte e rrezikshme! Prandaj thirrjet per tu respektuar vota e sovranit, duke nenkuptuar me kete vetem ate pjese te sovranit qe ka votuar per VV-ne, me se paku jane perçmim i pjeses tjeter te sovranit, qe ne rastin konkret rezulton te jete shumice! Kete te drejte nuk e ka askush, e aq me pak mentoret e ekstremit te majte nga jashte!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Nitaj ka thënë se populli ka votuar përfaqësuesit e vet, dhe të njëjtit ka thënë se do të përfaqësojnë deri në zgjedhjet e reja.

“Populli i ka votuar perfaqesuesit e tij dhe ata e perfaqesojne kete popull deri ne zgjedhjet tjera, dhe ata i perligjin zgjidhjet, qofte per qeveri te re, qofte per zgjedhje te reja! Vota e cdo votuesi eshte e barabarte dhe ajo ipet ne zgjedhje e jo ne Facebook. Me kete te fundit as nuk mbahen e as nuk permbysen qeverite! Demokracia parlamentare e ketij sistemi zgjedhor ne Kosove, i ka disa norma tjera te funksionimit!”, ka theksuar në fund Nitaj.

Të ngjashme