Nitaj: Haradinaj dhe Pacolli biseduan për krijimin e institucioneve

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 16:47 | Nga

Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Aleancës për Kosovën e Re, Behxhet Pacollin.

Sipas Nitaj, Pacolli dhe Haradinaj kanë biseduar për krijimin e institucioneve.

“Ka pasur një takim ku kanë biseduar për krijimin e institucioneve dhe rolin që mund të ketë edhe Pacolli dhe AKR në këtë proces”, tha Nitaj për EkonomiaOnline.

Të ngjashme