Nitaj: Kthimi në Kuvend tashmë ka kuptim

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 09:26 | Nga

Dy partitë opozitare, AAK-ja e “Nisma”, kanë vendosur t’i kthehen punës në Kuvend, ndonëse para rreth 7 muajsh patën marrë vendim t’i bojkotonin seancat.

Arsyeja e kthimit sipas përfaqësuesve të këtyre partive ka të bëjë kryekëput me Marrëveshjen e Demarkacionit, shkruan zeri.

Sipas tyre, vendimi për t’u kthyer ka ardhur pas procedimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, pasi që kanë vlerësuar se pikërisht tani është momenti që t’i kthehen jetës institucionale.

Si rrjedhojë, partitë opozitare janë shprehur të bindura që kjo marrëveshje nuk do të kalojë as në seancën kur pritet të rivihet në votim. Ndërkohë, as dy partitë në pushtet (PDK e LDK) akoma nuk e dinë se a i kanë votat për ta ratifikuar marrëveshjen në fjalë. Deputetë nga këto subjekte kanë thënë  se ende nuk kanë ndonjë informacion rreth kësaj çështjeje.

Megjithëkëtë përfaqësues nga Qeveria, duke mos saktësuar, kanë thënë se Marrëveshja për Demarkacionin do të procedohet shumë shpejt në Kuvend.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë vlerësuar se AAK-ja dhe “Nisma” nuk do të duhej të largoheshin nga Kuvendi. Disa prej tyre kanë thënë se kalueshmëria e Marrëveshjes së Demarkacionit varet prej votave të koalicionit qeverisës e disa të tjerë e kanë cilësuar si “punë të kryer” çështjen e demarkacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme