Nitaj: Kurti s’ka mandat për të krijuar ekipe të dialogut, ai është shkarkuar

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj po thotë se qëndrimi i Aleancës për dialogun është i qartë, e se nuk është ky një proces që i takon një partie të caktuar politike.

Nitaj në Facebook ka shkruar se Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe shton se nuk ka mandat për krijimin e ekipeve për dialog.

Ai thotë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të qeverisë, AAK do t’i ofrojë mbështetjen.

Sipas ish-deputetit dialogu duhet të drejtohet nga një qeveri e votuar dhe jo një e shkarkuar.

Qendrimi i AAK-se per dialogun ka qene i qarte tash e sa kohe. Dialogu nuk eshte nje proces qe i takon nje partie…

Gepostet von Muharrem Nitaj am Donnerstag, 9. April 2020

Të ngjashme