Nitaj: Pyetja njëmiliondollarëshe për “Specialen”

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj arrestimeve të krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka thënë se operacioni policor në zyrat e OVL të UÇK-së ka mundur të kishte qenë shumë më civil.

“E pajustifikueshme, bile bile edhe poshtëruese mënyra se si është kryer operacioni policor ne zyrat e OVL te UCK! Ka mundur të kishte qenë shumë më civil”, ka shkruar Nitaj.

Sipas tij, pyetja njëmiliondollarëshe është nëse egziston dikush nga Prokuroria Speciale i përfshirë në skandalin e dosjeve.

“Pyetja njëmiliondollarëshe tani është nëse ekziston dikush nga Prokuria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve!”, është shprehur Nitaj.

Nitaj ka thënë se fajtori kryesor pse kanë rrjedh këto dosje nuk është në Prishtinë.

“Ne çdo situatë ata duhet të japin një përgjigje, sepse faji kryesor i rrjedhjes së dosjeve nuk është në Prishtinë”, ka përfunduar nënkryetari i AAK-së.

Të ngjashme