Nitaj: Shpresoj që opozita të jetë pjesë e Platformës së Veselit

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 11:40 | Nga

Propozimi i Platformës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN, Kadri Veseli, është temë me interes nacional dhe madje konsensusi është i domosdoshëm.

Kështu tha deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, duke shtuar se të gjitha çështjet që janë përfshirë në propozimet e Veselit, janë çështje që nuk i përkasin vetëm shumicës parlamentare apo qeverisëse.

“Këto janë tema të interesit nacional ku konsensusi është i domosdoshëm. Sikur të ishte zbatuar një standard i tillë në legjislaturat e mëparshme, gjendja do të ishte ndryshe”, tha Nitaj.

Sipas tij, është e parëndësishme se e kujt është nisma, mjafton që ajo të jetë e duhura.

“Ne e mirëpresim dhe e përfaqësojmë një ide të tillë. Ajo ka qenë edhe kërkesë jona e vazhdueshme. Kryeministri Haradinaj ka kohë që e kërkon një rol proaktiv të opozitës për këto tema. Kështu që nuk shtrohet fare dilema nëse ne do të jemi pjesë e saj” shtoi Nitaj për Koha.net.

Tutje, ai ka thënë se shpreson që edhe opozita do ta konsiderojë këtë nismë dhe do të jetë pjesë e saj.

Këtë Platformë të Veselit, sot e mirëpriti edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme