Një analist i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Analisti Dardan Velija i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinentit të ud të presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, në një paraqitje televizive në Kanal 10.

Velija me opinionet e tij është parë i afërt me LDK-në.

Ndërsa Peci ka thënë se lista e Vjosa Osmanit do të jetë e pasur, dhe emrat do t’i shihni ditëve në vazhdim, por njëri prej tyre do të jetë edhe Dardan Velija, i cili në atë moment ndodhej në studion e emisionit “Politiko” të Kushtrim Sadikut, tanimë bashkë me kolegun e tij partiak, Faton Peci.

Velija ka studiuar në ‘London School of Economics’ në lëminë e Qeverisjes Evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme