Një delegacion amerikan dhe kancelari austriak të premten në Kosovë

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të presë të premten pasdite në takim, një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi do të fillojë në orën 15:00, thuhet në njoftimin e Presidencës duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndërsa në orën 16:10, presidentja Osmani do të presë në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Fillimisht Osmani do ta presë Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Të ngjashme