Një delegacion i LDK-së udhëtoi për Zvicër

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri me bashkëpunëtorë udhëtoi për një vizitë në Zvicër, ku fillimisht do të vizitojnë Degën e LDK-së atje dhe disa nga strukturat e saj si dhe komunitetin e mërgimtarëve kosovar në këtë shtet mik të Kosovës.

Delegacioni i LDK-së do të kenë takime të niveleve të ndryshme edhe me përfaqësues e partner vendor të komunitetit tonë atje.

“Darka e Lamës” do të jetë eventi që do të tuboj mërgimtarët tanë rreth sofrës së falenderimit, një festë e kthyer në traditën tonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shoqërohet nga anëtari i Kryesisë, Muharrem Svarqa dhe Sali Morina, koordinator për Zvicërr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme