Një ditë para se t’i presë Borell, Kurtin e Vuçiqin do t’i takojë Sekretari i NATO-s, Stoltenberg

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do t’i pres në selinë e NATO-s më 17 gusht në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq.

Për këto takime ka njoftuar vet Aleanca përmes një komunikate për media, raporton Gazeta Express.

Takimi me Stoltenberg vjen një ditë para se dy liderët t’i pres në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borell.

“Të mërkurën, më 17 gusht 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të presë z. Albin Kurti. Sekretari i Përgjithshëm dhe z. Kurti pas takimit do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s”, thuhet në komunikatën e NATO-s për takimin me shefin e qeverisë kosovare.

Të njëjtën ditë Stoltenberg do ta pres edhe presidentin serb, Vuçiq.

“Të mërkurën, më 17 gusht 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të presë Presidentin e Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq. Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s pas takimit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme