Një ditë para seancës për Qeverinë Hoti, Kosnett në takim me Kurtin

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett para nja 15 minutave ka hyrë në Qeverinë e Kosovës dhe po zhvillon një takim me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Nesër do të jetë ditë tejet e rëndësishme dhe të gjithë po presin si do të reagojë Lëvizja Vetëvendosje. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në ora 11:00 për të provuar zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Ndërkohë, para nja 10 minutave në Qeverinë e Kosovës ka hyrë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Konsett. Burime të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ thonë se ai po zhvillon një takim me kreun e Qeverisë, Albin Kurti.

Nuk dihet nëse ky takim është i rregullt që ata kanë zakonisht, apo ndërlidhet me zhvillimet që ndodhi nesër.

Kurti nuk do të mund të jetë në seancë sepse nuk është më deputet e ndërkaq Vetëvendosje nuk ka bërë me dije nëse do të jetë në seancë dhe si do të reagojë. Ata aktualisht po mbledhin nënshkrime në një peticion nën emrin ‘Duam zgjedhje’.

Të ngjashme