Një javë para shpërndarjes së Kuvendit, opozita druan nga lojërat e PDK-së

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar për nesër një javë, mirëpo subjektet opozitare ende druajnë se partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK-ja), siç thonë ata, mund të luajë lojëra politike për t’i shmangur zgjedhjet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Të gjitha subjektet politike i kanë dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për seancën e 22 gushtit 2019, kur pritet të ndodhë shpërndarja e Kuvendit.

Dorëzimin e nënshkrimeve të ligjvënësve e ka konfirmuar për “Zërin” sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë edhe PDK-ja i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve.

Ndonëse ka mbetur vetëm edhe një javë deri në ditën kur do të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë frikë se PDK-ja, siç thonë ata, ende mund të luajë lojëra politike.

Arbërie Nagavci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar për “Zërin” se PDK-ja që nga fillimi ka dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket shpërndarjes së Kuvendit. Ajo megjithatë ende ka dilema nëse do të shpërndahet Kuvendi më 22 gusht.

Të ngjashme