Një muaj i qeverisë Kurti, lideri i opozitës Veseli ia numëron dështimet

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një muaj nga formimi i qeverisë së re ndërmjet VV-së dhe LDK-së, dhe opozita ka nisur një sërë kritikash. Prej akuzave për mos prezantim të programit të punës e deri tek dështimet në politikën e jashtme.

Lideri i opozitës, kryetari i PDK-së, i Kadri Veseli ka listuar një sërë dështimesh të qeverisë Kurti duke e quajtur këtë muaj si zhurmë dhe arrogancë për të arsyetuar mospunën.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve.

Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë. Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por rritet numri, pakuptueshëm, i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.

Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri; në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në mardhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të mardhënieve me SHBA-të.

Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme