“Një Qeveri që s’mund ta menaxhojë kabinetin e vet, si pritet të drejtojë vendin në këtë sfidë të rëndë të pandemisë”

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm.

Është deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ajo që përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo çfarë më së paku i duhej vendit është kriza qeveritare.

Sipas saj, beteja e brendshme politike nuk është dashur ta dominojë nevojën e një stabiliteti institucional në këtë kohë të vështirë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Në një gjendje të jashtëzakonshme, kur qytetarët kanë nevojë më shumë se rrallë herë që institucionet të vihen në ballë të kësaj situate pandemike, koalicioni sjell krizën e radhës qeveritare.

Beteja e brendshme politike nuk është dashur ta dominojnë nevojën e një stabiliteti institucional në këtë kohë të vështirë.

Një Qeveri që nuk mund ta menaxhojë kabinetin e vet, si pritet të drejtojë vendin në këtë sfidë të rëndë të pandemisë.

Të ngjashme