Një shoqatë e fton Thaçin ta vizitojë Luginën e Preshevës

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 22:57 | Nga

Javët e fundit, më shumë se kurrë dhe më shumë se gjithkush, Hashim Thaçi, përmend bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Presidenti i Kosovës, këtë ide e ka shpalosur, si pjesë të planit për marrëveshjen e korrigjim të kufirit mes dy vendeve, që e kanë mirëpritur edhe përfaqësuesit politike të tre komunave lindore.

Por duket se veç ideja e Thaçit që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bashkohen me Kosovën nuk po ju mjafton qytetarëve të atjeshëm. Ata duan që Thaci ta vizitojë këtë pjesë. Kjo kërkesë vjen në kohën kur në pjesën veriore të Kosovës për vizitë dy ditore po qëndron Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi këtë ftesë e ka marrë nga organizata “Shpresa” në Bujanovc.

“Ftojmë Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitojë Luginën e Preshevës”.

“Të vizitojë korridorin e dhjetë, Banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë t’i vizitojë shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i kësaj shoqate, Nevzad Lutfiu.

Të ngjashme