Një shqiptare kandidon për Prokurore në SHBA

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Bute Biberaj është shqiptarja e cila po kandidon për Prokurore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biberajka më shumë se 25 vjet përvojë në fushën juridike. Ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ishte angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

“Zonja Biberaj është një prokurore e aftë duke u shërbyer qytetarëve dhe këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me tejkalimin e krimit, tejkalimin dhe pabarazitë racore. Zonja Biberaj, e cila ka praktikuar ligjin në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, prandaj e njeh mirë qarkun,” shkruan ‘The Washtington Post’, percjell gazetametro.

Vlen të theksohet se gjatë vitit 2014-2015, ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës ‘Douglas’ përpiloi programin ‘Ligji rrugës’  që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës.

Zgjedhjet për këtë detyrë do të zhvillohen javën e ardhshme, më 5 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme