Një tjetër grua e AKR-së pritet ta zëvendësojë Albena Reshitajn

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 12:14 | Nga

Largimi i Albena Reshitajt nga drejtimi i Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinorë ka hap debat brenda AKR se kush do të zë vendin e saj.

E tashmë në tavolinë janë edhe emrat e disa prej personave po nga Aleanca Kosova e Re që mund të marrin drejtimin e Ministrisë së Mjedisit.

Gazeta inFokus mëson se debatet brenda subjektit politik janë zhvilluar deri kur ka zbardhur dita e së enjtes për këtë çështje. E janë disa parakushte që favorizojnë Myzejene Selmanin për drejtuese të MMPH.

Për shkak të marrëveshjes politike të koalicionit e kuotës gjinore Selmani sipas gjitha gjasave do të zë vendin e Reshitajt.

Myzejene Sellmani që aktualisht është këshilltare politike e ministrit të Punëve të Brendshme Bejtush Gashit, gëzon përkrahjen më të madhe brenda subjektit që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

Kjo për faktin se Selmani i ka qëndruar gjithmonë besnike AKR dhe kryetarit të saj.

Por jo vetëm kjo bënë Selmanin favorite. Në AKR thonë se angazhimi i saj në Kuvendin e Kosovës derisa ka drejtuar Komisionin për Zhvillim Ekonomik, kohë më parë, është një epërsi tjetër e Myzejene Selmanit. Pas konsultimeve brenda partisë, AKR do t’i propozoj emrin e ministres kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga AKR merret vesh se krejt kjo punë do të kryhet më së largu deri jave e ardhshme.

Deri atëherë ushtrimin e detyrës së ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapsinor do ta mbaj Fatmir Matoshi po i AKR-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme