Një tjetër mbështetës i VV-së sulmon Nagavcin: Mediokre, programi i Kurtit për arsim për keqardhje

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër njeri i afërt me Vetëvendosjen ka kritikuar propozimin e Kurtit që Arbërie Nagavci të bëhet ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Pas Rron Gjinovcit, edhe Valmir Krasniqi ka kritikuar përzgjedhjen e Nagavci në këtë pozicion të rëndësishëm për shtetin.

“Vizioni e programi i Albin Kurtit e LVV për arsim është për keqardhje! – ka komentuar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Po ashtu, ai nuk ka ngurruar ta quajë Nagavcin, ish nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës si “mediokre për arsim”.

Statusi i plotë:

Vizioni e programi i Albin Kurtit e LVV per arsim është për keqardhje! Nagavci është një mediokre për arsim dhe emërimi i saj n’pozitën e ministres së Arsimit dhe Shkencës eshte ogur i keq për arsimin e për Kosovën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme