Një vit, asnjë njohje

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Për më shumë se një vit Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje ndërkombëtare të pavarësisë së saj, përderisa Serbia vazhdimisht po njofton për tërheqje të tyre.

Opozita dhe analistët politikë thonë se diplomacia kosovare është shumë e dobët dhe e paorganizuar, përderisa në Ministrinë e Jashtme të Kosovës i paralajmërojnë 19 njohje të reja, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ka kaluar një vit prejse Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje ndërkombëtare, përderisa Serbia në anën tjetër po njofton për disa tërheqje të njohjeve të shtetit që e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës ka qenë Barbadosi, i cili lajmin për njohje e ka dhënë më 15 shkurt të vitit 2018, në prag të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit.

Pa i llogaritur edhe çnjohjet nga Serbia, të cilat i kundërshton fuqishëm Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, pavarësinë e vendit deri më tani e kanë njohur 116 shtete të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme