Njëjtë si dje edhe sot, Gërvalla-Schwarz ia huq përsëri në Twitter

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Dje ishte lajm ngatërrimi i flamujve të Andorës dhe Rumanisë në një “cicërimë” në Twitter, si vazhdë e disa huqjeve që ka pasur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në anglishten e tyre të transmetuar.

Por, ende pa kaluar 24 orë, vjen huqja e radhës.

Teksa ngushëllon familjet e viktimave të zjarrit që kishte shpërthyer në Spitalin e Tetovës, ministrja Gërvalla tregon për komunikimin që ka pasur me homologun e saj Bujar Osmani. Mirëpo, në “tagg”-un e bërë, Gërvalla ka përfshirë një Bujar tjetër dhe jo atë të duhurin.

Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën “tagg”-un të krijuar si “Bujar_O”, kurse Gërvalla e ka bërë “BujarO”, që me një klikim të dërgon në profilit e krejt dikujt tjetër.

Të ngjashme