Njëjtë si Thaçi, as Haradinaj nuk e di kur do ta vizitojë Luginën

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 12:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, njëjtë sikurse edhe presidentit Hashim Thaçi, nuk e di se kur do të vizitojë Luginën e Preshevës.

Kreu i Qeverisë, tha se sa herë që kanë pasur interes për një çështje nuk ka pasur kufij, mirëpo është shprehur pesimist për një vizitë si kryeministër në qytetet me shumicë shqiptare në Serbi, raporton Ekonomia Online.

“Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di. Kur na ka interesuar për neve nuk ka pas kufij. Unë do të ushtroj vetëm ato përgjegjësi që mi ushtron Kushtetuta”.

Haradinaj ka komentuar edhe dështimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën pritej të miratohej propozimi i Qeverisë për përbërjen ekipit negociator të udhëhequr nga Fatmir Limaj për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne mendojmë që ecja përpara e Kosovës është tek konsensusi. Është një temë e rëndësishme dhe kemi interes në këtë temë”.

“Kemi propozuar zotëri Limajn që të kryesojë në delegacion politikë. Kemi pa kundërshtim nga Lista Serbe dhe opozita dhe të shohim se si do të shkojë”.

Të ngjashme