Njëri nga themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi propozon Naim Jerliun ose Hafiz Gagicën, për udhëheqës të LDK-së

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 08:02 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka “befasuar” me emrat që duhet ta udhëheqin këtë parti, pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ish- nën kryetari Naim Jerliu ose  Hafiz Gagica, sipas Krasniqit duhet të udhëheqin LDK-në, raporton Ekonomia Online.

Pas rezultatit më të dobët në histori të LDK-së, kryetari i saj Isa Mustafa dhe kryesia kanë paraqitur dorëheqjen, për t’i hapur rrugë një reforme në parti.

E sipas Krasniqit, LDK-së i duhet një reformë e shpejtë dhe kryetar legjitim, që sipas tij duhet të jenë Jerliu që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës ose Gagica ish-nënkryetar i kësaj partie në Gjermani.

“LDK-ja duhet të shkoj sa më shpejt në një proces zgjedhor. LDK-së i duhet një lider legjitim. Për shijen time kryetar i LDK-së do të duhej të kthehej Naim Jerliu ose  Haviz Gagica që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës” ka shtuar Krasniqi.

E se kush duhet ta drejtojë LDK-në pas zgjedhjeve partiake, propozime tjera ka, Arton Demhasaj, nga organizata “ÇOHU”.

Lutfi Haziri, Kujtim Shala ose Lumir Abdixhiku sipas tij duhet ta udhëheqin LDK-në.

“Varet se ku do ta vendos fokusin Lidhja Demokratike. Në rast se do të mbetet akoma me një lidership që lidhet më një të kaluar të gjatë në LDK atëherë mund të jetë Lutfi Haziri. Po në rast se do të bejë një reformë më thellë dhe me sjellë lidership më të ri në LDK atëherë mund të jenë Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku si dy figura që mund ta udhëheqin LDK-në” ka theksuar Demhasaj.

Deri më tani kandidatura e vetme e paraqitur për ta udhëhequr LDK-në është ajo e Anton Qunit.

Dorëheqja e Mustafës e vonuar

Pakë ditës pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, pas rezultatit të ulët në zgjedhjet e 14 shkurtit,  kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur dorëheqjen e tij nga udhëheqja e partisë, duke shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake.

E sipas Krasniqit e Demhasaj, dorëheqja e Mustafës ka qenë e vonuar.

Për Arton Demhasajt reformat në këtë parti do të duhej të nisnin para zgjedhjeve të parakohshme në vend.

“Mendoj që kjo është e domosdoshme, por është e vonuar për shkak se ne kemi parë edhe LDK-ja e ka pa edhe në bazë të matjeve të opinionit publik që qëndron shumë keq me përkrahjen e publikut. Kjo në një mënyrë po i faturohet lidershipit të LDK-së për shkak të prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen dhe rrëzimit të Qeverisë andaj mendoj që këto veprime që janë marrë nga lideri i LDK-së dhe një pjesë e kryesisë është dashtë të ndërmerren para zgjedhjeve. Pra me tentu me fillu një reformë para zgjedhjeve që me pas efekt pozitiv në zgjedhje” është shprehur ai, për EO.

Se dorëheqja e Mustafës ka qenë e vonuar e ka thënë për Ekonomia Online edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

“Dorëheqja e tij është e vonuar. E vërteta është që unë i përmbahen një qëndrimi që Isa Mustafa nuk është dashtë kurrë me qenë kryetar i LDK-së sepse është një figurë totalisht në kundërshtim me vetë filozofinë e LDK-së. Ka instaluar një metodë veprimi duke përjashtuar njerëz, kjo s’ka qenë filozofia e Rugovës. Rugova e ka pas të kundërtën me afru edhe kundërshtarët dhe me krijuar sinergji edhe me kundërshtarët politik kështu që dorëheqja e tij është e mirëpritur” ka thënë ai.

LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit në bazë të rezultateve preliminare ka  dalë partia e tretë në vend më mbi 13.08%.

Të ngjashme