Njeriu i afërt me Lutfi Hazirin reagon pas vendimit të LDK-së për Vjosa Osmanin

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Imet Rrahmani, ish-ministër i Shëndetësisë dhe njeri i afërt me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, ka shkruar shkurt pas vendimit të partisë për t’ia mundësuar Vjosa Osmanit kuorumin për t’u zgjedhur presidente.

Rrahmani, me një mesazh të koduar dhe në metaforë, e ka përçuar një mesazh.

“Pataten e nxehtë’ mundesh me marrë edhe vetë, pa ta lëshu dikush!”, ka shkruar Rrahmani.

Rrahmani në zgjedhjet e brendshme në LDK e kishte mbështetur Lutfi Hazirin pë kryetar. Ky i fundit, e ka deklaruar si synim kthimin e Vjosa Osmanit në LDK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme