Njeriu i Bidenit për ambasador në Prishtinë: Do ta inkurajoj 5-shen evropiane që ta njohë Kosovën

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

I nominuari i presidentit Joe Biden, Jeffrey Hovenier, në seancën dëgjimore më 5 tetor të këtij viti, para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan ka thënë se prioritet i tij dhe pjesë e diplomacisë amerikane do të jetë inkurajimi i pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë atë.

Kryetarja e Komisionit ka pyetur të nominuarin Hovenier se si duhet të mirëmbahet orientimi properëndimor i Kosovës që të mos tundohet nga ndikimi rus dhe kinez.

Diplomati amerikan, është përgjigjur se pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës duhet të mendojnë seriozisht për pasojat që mund të sjell mosnjohja e Kosovës nga gjitha shtetet e BE-së.

“Nëse konfirmohem në pozitën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, prioritet i imi do të jetë inkurajimi i pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin akoma Kosovën të mendojnë seriozisht për pasojat(implikimet) e saj, e cila do të jetë edhe pjesë e diplomacisë sonë”, është përgjigjur i nominuari për ambasador në Prishtinë.

Hovenier në dëshminë e tij para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit ka përmendur faktin se populli i Kosovës asnjëherë se ka harruar rolin e SHBA-së për këto 20 vjet dhe se Kosova është një nga shtetet më pro-amerikane në botë.

Ai ka thënë poashtu se prioritet i tij do të jetë përkrahja për Kosovën si shtet sovran, si dhe përkrahjen për dialogun i cili duhet të përqëndrohet në njohjen reciproke.

“Nëse konfirmohet nominimi, unë synoj të drejtoj një përpjekje të gjithë qeverisë për të avancuar prioritetet e mëposhtme: Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike, pasi kjo mbetet thelbësore për stabilitetin në rajon dhe kyç për qëllimin tonë afatgjatë strategjik të një Evrope që është e plotë, e lirë dhe në paqe. Mbështetja e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila, për të cituar Presidentin Biden, “duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”. Normalizimi është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe do të hapë rrugën për integrimin e të dy vendeve në institucionet euroatlantike. Nëse konfirmohet nominimi, unë do të inkurajoj Kosovën që të angazhohet në mënyrë konstruktive, fleksibile dhe urgjente”, ka thënë mes tjerash Hovenier.

Të ngjashme