Njoftim i rëndësishëm për personat që aplikuan në konkursin e MPB-së

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Përzgjedhës njofton kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme nga datë: 04.08.2022 deri më 15.08.2022 për pozitën Zyrtar administrativ, ka bërë shqyrtimin e aplikacioneve të të gjithë aplikantëve që kanë konkurruar. 

Sipas njoftimit, Komisioni Përzgjedhës në bazë të nenit 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 dhe nenit 9, paragrafi 5 dhe 6  të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, njofton aplikuesit të cilët kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit se Testi me shkrim do të mbahet me datë 17.09.2022.

“Testi do të mbahet në objektin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik – Universiteti i Prishtinës.

Kandidatët duhet të paraqiten së paku 30 minuta para orarit të përcaktuar për mbajtjen e Testimit, ndërsa ata që nuk paraqiten në terminin – orarin e caktuar si në tabelën e mëposhtme, ose paraqiten pasi që kandidatët janë futur në testim dhe jashtë terminit të përcaktuar nuk do të lejohen ti nënshtrohen testimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë në këtë LINK

Të ngjashme