Njohësi i protokollit për fotografinë e Sarrazin me Kurtin: Mesazh për mision të suksesshëm të emisarit

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar në Prishtinë të mërkurën, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Pas temave të diskutuara, si dialogu i Kosovës me Serbinë dhe Procesi i Berlinit, Sarrazin e Kurti kanë treguar afërsi.

Sipas ekspertit të protokollit, Haki Merovci, “gjuha e trupit” thotë më shumë sesa ata flasin.

“Foto e emisarit gjerman me kryeministrin jep mesazh të një raporti miqësor edhe pse ata nuk kanë rang të barabartë, kjo foto në masë të caktuar është  “rrëshqitje” nga rregullat e ceremoniali zyrtar”, ka thënë Merovci për KlanKosova.

“Megjithatë, është mesazh shumë indikativ për një mision të suksesshëm të emisarit gjerman”.

Afërsi të ngjashme, Sarrazin ka treguar edhe në takimin që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme