Ardhja e Ramës dhe shtimi i patrullimit nga KFOR qetësoi situatën në veri

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 15:39 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, ka thënë se me ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Kosovë dhe shtimi i patrullimeve nga KFOR-i, është shenjë se situata në veri nuk do të eskalojë, raporton Ekonomia Online.

“Situata në veri ka qenë ndër situatat më delikate në kontekstin e sigurisë dhe atakimit të saj që nga 99-ta e këndej. Situata tani llogaris që është paksa më e lehtë sidomos dje dhe sot, e tani edhe me ardhjen e kryeministrit Edi Rama do ndikojë në dialog dhe aktivizim të bashkësisë ndërkombëtare”.

Çollaku ka pohuar se prezenca e KFOR-it është tregues dhe indikator se NATO është e aktivizuar për të mos lënë hapsirë për manovrime të skajshme nga krerët e Serbisë.

“Sipas vlerësimit tim situata është në kontrroll e sipër, gjegjësisht në përfundim të këtyre tensioneve dhe pa pasoja. Sepse ditën e parë kur ka filluar të ndodh kjo situatë jam frikësuar për herë të parë se mos po eskalon situata. Mirëpo tani janë indikatorët e mjaftueshëm që situata të qetësohet. KFOR është një indikator dhe është misioni i tij garantimi i sigurisë”.

Rrugët drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar nga serbë lokalë me kamionë e mjete të tjera të rënda në shenjë proteste ndaj vendimit për reciprocitet lidhur me targat e automjeteve.

Të ngjashme