Eksperti i sigurisë: Falë KFOR-it, Kosova nuk është e rrezikuar nga lufta në Ukrainë

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 08:45 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës ka pak gjasa që ta rrezikojnë Kosovën, pasi këtu janë të stacionuara forcat e KFOR-it të mandatuara nga NATO, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa thotë se shumë shtete në botë e kanë neglizhuar rrezikun nga Rusia..

Derisa ka folur për luftën në Ukrainë, njohësi i sigurisë thotë se bota nuk do të jetë më e njëjta siç ka qenë, duke thënë se pasojat e këtij sulmi do t’i bart edhe populli rus.

“E dimë që aleati i Rusisë, Serbia i ndjek politikat e ngjashme dhe të njëjta me të Rusisë, por që fuqia e Serbisë në raport me Rusinë është e vogël dhe se shteti Serb ka vazhdimisht pretendime ndaj shteteve fqinje të saj është i rrethuar nga aleanca Veri-Atlantikë. Kur i shtojmë kësaj që në Kosovë janë të stacionuara forcat e KFOR-it të cilat janë të mandatuara nga NATO dhe këshilli i sigurimit me rezolutë 12-44 unë nuk shohë një tërheqje paralele dhe nuk shoh rrezik që Kosova të kanoset nga Serbia pavarësisht asaj që Serbia është një model i keq sepse po të ndërmerr një sulm të tillë do të përballët me aleancën Veri-atlantike e cila do të shkaktonte pasoja katastrofale për vet Serbinë”.

“Të gjithë kanë qenë në ankth por se nuk e kanë besuar se do të sulmohet një shtet sovran duke i thyer të gjitha traktatet dhe ligjet nga ana e Rusisë. Duket se bota e neglizhojë sulmin rus të udhëhequr nga Presidenti i saj Putin. Nga sot mendoj se bota nuk do të jetë e njëjtë ashtu siç ishte sepse është sulmuar një vend shumë i madh dhe sovran dhe vetëm një i çmendur si Putin ka mundur ta bëjë. Pasojat do t’i bart jo vetëm populli i Ukrainës nga sulmet e përgjakshme por edhe vet populli rus do ta ndijë në lëkurë sulmin të cilin e ka bërë presidenti Putin”, ka thënë Islami

Islami e sheh shans të mirë që Kosova pas kësaj krize të jetë anëtare e NATO-s, derisa thotë se kjo gjë i pamundëson Serbisë ta sulmojë një vend anëtare të NATO-s.

“Mendoj që Aleanca Veri-Atlantike  e ka një shans të mirë, dhe Kosova e ka të njëjtën shans që të bëhet pjesë e Aleancës Veri-atlantike sepse nëse Kosova do të bëhet pjesë e NATO-së, atëherë Ballkani do të prodhojë paqe dhe siguri sepse Serbia nuk do të guxonte që të fillojë një aventurë që ta sulmojë një vend të NATO-së. Ndikimet e Rusisë pavarësisht asaj që pretendon t’i ketë në Ballkan mirë është që Aleanca Veri-atlantike, Bashkësia ndërkombëtare, BE dhe SHBA-të ja kanë cunguar shtrirjen e aktivitetit të vet dhe në këtë rast por edhe në momente kur ka ndërmarr sulme ndaj Ukrainës besoj që influenca e Rusisë do të jetë më e vogël në Ballkan”,  tha Islami.

Të ngjashme