Nol Nushi i PSD-së i shpall kampion të servilizmit Arbër Rexhajn e Armend Mujën

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Nol Nushi i PSD-së i shpall kampion të servilizmit Arbër Rexhajn e Armend Mujën

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, thotë se nëse deputetët e VV-së  Armend Muja dhe Arbër Rexhaj do të garonin në garën ku matet servilizmi ndaj Albin Kurtit, do të shtyheshin fyt për fyt me njëri tjetrin për vendin e parë.

Nushi ka ironizuar në “Facebook”, me dy bashkëpartiakët e Kurtit pas deklaratave të këtyre të fundit në lidhje me liderin e partisë së tyre.

“Nese kish pase garë ku matet servilizmi ndaj liderit te partisë, Arbëri me Armendin ishin shty fyt’a’fyt per vend të parë”, ka shkruar Nushi.

Deputeti Rexhaj kishte deklaruar se “Kurti bart vlera më të çmuara se veteranët e UÇK-së”, kurse deputeti Muja ka deklaruar se “Albin Kurti do të përfundojë si lideri i Kosovës”.

Të ngjashme