Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Lajçak: Kryesore për rrugën evropiane të dyja shteteve

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se faktori kryesor i Serbisë dhe Kosovës për rrugën evropiane është normalizimi i marrëdhënieve të tyre.

Ai në Samitin e Prespës ka theksuar sot se BE-ja është duke kontribuar vazhdimisht për integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja u ka bërë të qartë të dy liderëve të dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve që është kryesore në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak.

Të ngjashme