Nuk del më i vetëm në shesh, kryeministri rrethohet nga gjashtë truproja

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur sot punën e tij në zyrën e Qeverisë. Pas takimit të 7 shtatorit në Bruksel,  kreu i ekzekutivit siç duket i është kthyer rutinës së tij.

Por, ani pse ka vendosur që në këmbë të shkoj në Qeveri, Hoti sot u pa në sheshet e Prishtinës duke ecur.

Hoti sot në  shesh nuk ishte i vetëm. Ai kishte prapa edhe gjashtë truproja që e shoqëronin deri tek zyra e tij në Qeveri.

E më 7 shtator, Hoti dhe Vuçiq, u takuan në Bruksel, ku biseduan për një varg çështjes. Hoti tha se është shënuar përparim në draftimin e marrëveshjes finale, ndërkaq Vuçiq tha se në këtë takim kanë hapur edhe temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tutje,  kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Hoti shkruan se “më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri thotë se marrëveshja është hap i rëndësishëm “drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve”.

Të ngjashme